Milani siguron pjesëmarrjen në raudin tjetër me një përmbysje dramatike

Milani tashmë e ka siguruar pjesmarrjen n raundin e ardhshëm të Europa Leagues.

Sonte, ”Rossonerët” e kanë mposhtur Austria Wien me rezultat të thellë, 5:1 në ”San Siro”, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Pjesën e parë më mirë e nisën vendasit duke shënuar përmes Christoph Monschein (’21).

Megjithatë, Milani në këtë fraksion shënoi tre gola për ta përmbysur rezultatin.

Milan

Realizatorë ishin Ricardo Rodriguez, Andre Silva dhe Patrick Cutrone.

Ndërsa në pjesën e dytë, Milani shënoi edhe dy gola, dhe prapë me Andre Silvan në minutën e 70-të dhe me Patrick Cutronen (’90).

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, Milani renditet në vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Austria Wien në vendin e tretë me 4 pikë.

Për t’i parë rastet dhe golat e këtij takimi, klikoni KËTU. /Gazeta Olle/

Milan

Milan