Milani ia jep një “shuplakë” Zhegrovës

Milani me gjasë nuk e ka ndërmend të transferojë Edon Zhegrovën. 

Duket se deklaratat e kosovarit se “po kërkohet nga Milan dhe Barcelona”, nuk janë të vërteta, të paktën sipas “Sky Italia”, përcjellë Gazeta Olle.

Raportimet e fundit tregojnë që kuqezinjtë kanë dy alternativa për sulmuesin e krahut që po kërkojnë dhe asnjëri nuk është Zhegrova.

Bëhet fjalë për Yannick Ferreira Carrascon dhe Arnaut Groeneveld.

Milani po tenton të ulë çmimin e futbollistëve, duke biseduar me të dy.

Fundjava do të jetë vendimtare për goditjen e fundit të janarit. /Gazeta Olle/