Milani heq dorë nga Boateng

Janë zbehur dukshëm gjasat që të shohim një rikthim emocionues të Kevin Prince Boateng te skuadra e Milanit.

Siç shkruan “Gazzetta.it”, drejtori sportiv i kuqezinjve, Adriano Galliani, ka vendosur që të mos avancojë negociatat, duke hequr dorë për momentin nga mesfushori i Schalkes.

Favorit tani për të është klubi turk Galatasaray, derisa në Itali mbetet gjallë edhe interesimi i Romës. /Olle