Milani do Kolarovin

Edhe pse nuk është bërë ende zyrtarisht trajner i Milanit, Sinisha Mihajloviç ka nisur të punojë në afatin kalimtar të verës.

Sipas “Sky Sport”, tekniku serb po tenton që ta sjellë në “San Siro” bashkëkombasin e tij, Aleksander Kolarov.

Ky i fundit nuk e ka aspak të sigurt qëndrimin te Manchester City, andaj një rikthim në Serie A do të ishte i mirëpritur për ish anëtarin e Lazios. /Olle