Milan rikthehet te fitoret, e turpëron Spalin

Milan e ka shkatërruar skuadrën e Spalit duke e mposhtur me rezultat 4:0 në xhiron e 24-të të Series A, transmeton GazetaOlle.com.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Cutrone me golin e shënuar në minutën e dytë.

Sërish Cutrone u përkujdes për 2:0 duke realizuar në minutën e 65-të kurse Biglia e vendosi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 73-të.

Golin e katër e realizoi Borini në minutën e 90-të.

Milan pas kësaj fitoreje ndodhet në vendin e shtatë me 38 pikë kurse Spal renditet në zonën e ‘ftohtë’, në pozitën e 18-të me 17 pikë të mbledhura. /Gazeta Olle/