Milan rikthehet në lojë, dhe merr një pikë ndaj Torinos (FOTO)

Milani mezi ka marrë një pikë si mysafir i Torinos, duke u rikthyer në lojë nga disavantazhi 2:0.

Vendasit që në 26 minutat e parë shënuan dy herë përmes Belottit, derisa në minutën 32, Donaruma priti penalltinë e Adem Ljajicit.

Nga ky moment u ndalë Torino, kurse Milani me dy gola në pjesën e dytë, të shënuar nga Bertolacci dhe Bacca nga penalltia, barazoi rezultatin në 2:2, me të cilin u mbyll takimi. /Gazeta Olle