Milan – Napoli, a e keni pritur këtë rezultat?

Napoli ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Milanit, pasi kanë triumfuar 2-1 në San Siro.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave, teksa ishte Lorenzo Insigne, i cili shënoi një supergol pas asistimit të Dries Mertens.

Pas vetëm tre minutave, Napoli gjeti edhe golin e dytë me anë të Jose Callejon, i cili shënoi nga afërsia, ku edhe ky u asistua nga Mertens.

Në vazhdim të pjesës së parë djelmoshat e Vincenzo Montellas ngritën nivelin e tyre duke shënuar edhe një gol me anë të Juraj Kuckas, i cili shënoi në minutën e 37-të pas gabimit të Lorenzo Tonellit dhe me rezultatin 2-1 skuadrat e mbyllen ndeshjen.