Milan – Inter: Derbi për mbrojtësin e talentuar të Bundesligës

Evan N’Dicka futbolllisti i skuadrës gjermane, Eintracht Frankfurt, po bën një edicion të shkëlqyshëm këtë vit.

Por, thuhet se në Itali ka nis derbi Inter dhe Milan për shërbimet e futbollistit që është ideal me dy sisteme defanzive me tre apo katë mbrojtës, transmeton Gazeta Olle.

E gjitha kjo pas formës fantastike të mbrojtësit 21 vjeçar.

Sipas asaj që shkruan ‘Sky Sports’, N’Dicka ka përfunduar në radarin e disa skuadrave të mëdha, pos atyre dy italiane.

Pasi interesim kanë shfaq edhe Liverpool, Arsenal, Valencia dhe Sevilla.