Milan e shet Donnarumman, shpreson të transferoj njërin nga yjet e Realit

Milani ësht i gatshëm të shes portierin italian Gianluigi Donnarumma te Paris Saint-Germaini dhe po shpreson të investoj ato para për të transferuar James Rodriguezin apo Iscon nga Real Madridi, raporton gazeta italiane “La Gazetta dello Sport” të martën.

Milani ka refuzuar ofertën fillestare të Parisit për Donnarumman prej 20 milionë euro plus portierin Alphonse Areola, transmeton “Koha Ditore”.

Milani kërkon vetëm para dhe së paku 50 milionë euro.

Nëse Parisi paguan atë shifër atëherë Milani do të ngrisë Pepe Reinan si portier të parë dhe paratë do të investoj në transferimin e Iscos apo James Rodriguezit.

Rodriguez do të kushtonte 42 milionë euro, ndërkohë Isco do të kushtonte 70 milionë euro.

Milani sakrifikon Donnarumman për Rodriguezin apo Iscon