Milan dhe Roma dështojnë, fiton Napoli

Roma dhe Milani kanë barazuar në ndeshjen e xhiros së 14-të të Serie A.

Rosonerët kanë barazuar pa gola kunder Torinos në San Siro duke e thelluar edhe më tej krizën e rezultateve.

Roma ka barazuar 1-1 kundër Genoas, me golin e El Shaarawyt dhe Lapadulas.

Napoli po vazhdon me formën e jashtëzakonshme duke mposhtur Udinesen me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jorginho.

Napoli vazhdon kryesimin me 38 pikë, dy para Interit.

Roma është e katërta me 31 pikë, ndërsa Milani në vendin e shtatë me 20 pikë.