Milan arrin marrëveshje me Monacon për Kondogbian

Pas spekulimeve të ditëve të fundit, ku thuhej se Juventus dhe Inter janë afër mesfushorit të Monacos, Geoffrey Kondogbia, ka reaguar klubi i Milanit.

Sipas “Sport Mediaset”, Adriano Galliani ka arritur marrëveshje me klubin francez për transferimin e Kondogbias në “San Siro” për 27 milionë euro.

Galliani së shpejti do të takohet edhe me vetë futbollistin për të arritur akordin përfundimtar, ndërsa Kondogbia kërkon pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, me mundësi rritje në vitin e dytë në 4 milionë euro. /Olle