Milaim Zuzaku flet për herë të parë si trajner i Dritës, ka premtime të mëdha

Para ndeshjes me Prishtinën, Drita pushoi Ismet Munishin, derisa postin e tij ia dha Milaim Zuzakut, të cilin e pret një punë e vështirë në nëntë xhirot e mbetura të Vala Superligës.

“Është vërtet se nga java e 25-të do ta drejtoj skuadrën e Dritës, kemi arritur marrëveshje me kryesinë e  klubit dhe për këtë jam i lumtur”, është shprehur Zuzaku.

Ai ka folur për synimet e skuadrës, teksa shpreson se bashkërisht do t’ia arrijnë qëllimit e që është mbetja në elitë.

“E di se do të na pret një punë shumë e vështirë, por unë kam besim në këta futbollistë dhe në kryesinë e klubit, së bashku do t’i arrijmë synimet, të cilat i kemi para sfidave të ardhshme”, ka thënë Zuzaku.

Drita në xhiron e ardhshme do të luajë si mysafire e Feronikelit.