Milaim Krasniqi: Skuadrat e Superligës janë amatore, Feronikeli, Prishtina dhe të gjitha me radhë

Gazetari i sportit vendor, Milaim Krasniqi, i cilëson klubet e Superligës së Kosovës si amatore.

Ai ka thënë se të gjitha klubet vendore, duke filluar nga Feronikeli, Prishtina e me radhë, nuk e kanë bërë ende hapin drejt profesionalizmit, përcjellë Gazeta Olle.

“Ne kemi klube amatore të futbollit. Feronikeli, Prishtina dhe të gjitha me radhë. Ekipet tona u takuan me amatorë dhe u eliminuan, sepse ata ndoshta kishin përvojë më shumë. Në momentin e parë kur kemi punë me ekipe profesionale ne dështojmë. Më së largu rastin e ndeshjes Malmo-Drita”, deklaroi Krasniqi në Klan Kosova.

“Klubet tona kanë probleme të mëdha në organizim. 80% e klubeve funksionojnë president-trajner-futbollistë”.

“Po themi se kanë filluar të rriten buxhetet e klubeve dhe pagat e futbollistëve, por kualiteti po shkon duke rënë. Fatkeqësisht ky është realiteti, ne kemi klube amatore”.

Ai komentoi ndeshjet e Feronikelit dhe Prishtinës.

“Në ndeshjen e Niklit ndaj TNS-së, në 5 minutat shtesë, Feronikeli i humbi 3 minuta duke protestuar te gjyqtarët, ndërsa rezultati aktual nuk iu konvenonte”, theksoi Kransiqi.

“Prishtina ka zhgënjyer edhe edicionin e kaluar në Evropë dhe edhe tani. Janë eliminuar vazhdimisht nga skuadra amatore. Josa arsyetohet, unë nuk e kuptoj se si mund të arsyetohet”, shtoi ai. /Gazeta Olle/