Migjen Basha vazhdon karrierën në Francë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, që po kalon pushimet në vendlindjen e tij në Suharekë, është pranë skuadrës së re.

Sipas mediave italiane, largimi i tij nga Torino është i sigurt dhe e ardhmja e tij do të jetë në France.

“Skuadra e tij e ardhshme pritet të jetë Lille. Ai do të nënshkruajë si transfer i lirë”, shkruan ‘tuttomercatoweb.com’, përcjell GazetaOlle.com.

Basha u rikthye pas disa muajsh si titull te Torino, në takimet e fundit të Series A, mirëpo duket se kjo nuk i mjaftoi që të vazhdojë kontratën. (Gazeta Olle)