Migjen Basha me ekip të ri

Migjen Basha është afër të nënshkruaj me skuadrën e re.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, përfundimisht është larguar nga Bari gjatë këtij afati kalimtar të verës, shkruan IndeksOnline.

 

Edhe pse ende zyrtarisht nuk ka gjetur klub të ri. Sipas mediave në Itali, Basha është afër të nënshkruaj me klubin tjetër nga Serie B, Salernitana.

Salernitana në sezonin 2017/18 e zuri pozitën e 12’të.

Ish-mesfushori i Torinos, Atalantas dhe Luzernit për Barin zhvilloi afro 60 paraqitje dhe shënoi 3 gola.