Miftari konfirmon arsyet e largimit nga Hajvalia

Trajneri i futbollit, Mentor Miftari edhe zyrtarisht është ndarë me skuadrën e Hajalisë.

Paralajmërimin e GazetaOlle.com për largimin nga Hajvalia e ka konfirmuar vetë Miftari për Gazetën Tribuna.

“Po është e vërtetë që e kemi ndërprerë bashkëpunimin dhe nuk do të jem më trajner i Hajvalisë. Më mirë ka qenë që të largohem unë se sa disa lojtarë, pasi jemi në ditën e fundit të afatit kalimtarë. Kam pasur një bisedë me drejtorin e klubit dhe jemi marrë vesh që unë të largohem. Kam ardhur në stadium që të përshendetem me lojtarët”, u shpreh Miftari.

I pyetur se a ka pasur grupacione brenda skuadrës që e kanë penguar të realizojnë misionin e tij, ai e ka pohuar një gjë të tillë.

“Po, ka pasur. Unë jam munduar që të punoj, por nuk kam pasur sukses”, tha tashmë ish – trajneri i Hajvalisë.

Hajvalia nën drejtimin e Miftarit, në dy ndeshjet e para të Superligës pësoi dy humbje, nga Besa dhe Drenica./Gazeta Tribuna/