Mezani: Sot bëmë lojë të mirë, lëndimi i Rrapës u dukë serioz

Gjilani ka shënuar fitoren e dytë më radhë kësaj here ndaj Dukagjinit.

Me rezultatin 1-0, “Skifterat” iu gëzuan fitores para publikut vendas me shënuesin, Tomislav Bushiq pas asistimit të Prognit, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani deklaroi:

“Unë nuk i shikoi ndeshjet e kaluara sepse ne duhet të vazhdojmë përpara dhe nuk duhet të jemi në eufori”, tha fillimisht Mezani për SSK.

“Nuk na duhet ta humbim ritmin me pjesën e sipërme të tabelës, e rëndësishme është që ekipi të luajë mirë dhe të marrim maksimumin”.

“Sot mendoi që kemi bërë një lojë të mirë në defanziv përpos në fund kur kundërshtari u hodh i gjithi në sulm, Dukagjini sot ka lënë shumë pak hapësira për të rrezikuar por ne shfrytëzuam rastet që kishim dhe duhet t’i gëzohemi tre pikshi”.

Lëndimi i Rrapës? “Sipas asaj që kam parë, nuk është gjendja e tij e mirë dhe dëmtimi duket serioz por duhet të presim deri nesër për egazminime më të gjërsishme”, përfundoi Mezani.