Messi tregon receptin e sulmeve të rrezikshme të Barçës

Lionel Messi ka folur pak çaste më parë për fitoren 2:0 ndaj Arsenalit, derisa është pyetur edhe për bashkëlojtarët e tij, Neymar dhe Luis Suarez.

“Është e mrekullueshme të luash me Neymarin dhe Suarezin”, tha ai për ‘UEFA Champions League”.

Ai foli edhe për golin e parë ndaj Arsenalit. “Ishte një sulm shumë i shpejt, ashtu siç dimë ne dhe jemi me fat që dimë ta bëjmë këtë. Ne qëndrojmë shumë mirë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Jemi shok të vërtetë dhe është shumë e rëndësishme, sepse kjo na mundëson ta luajmë këtë mënyrë të lojës”, theksoi Messi, raporton GazetaOlle.com.