Messi: Qëllimi mbetet i njëjtë, luajmë për fitore

Leo Messi e ka komentuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook, kualifikimin në finalen e Berlinit, duke thënë se qëllimi mbetet i njëjtë.

“Ne e kërkuam finalen e Championsit dhe e arritëm. Qëllimi ynë mbetet i njëjtë: Për të fituar”, shkroi Messi.

Ai ishte njëri ndër më meritorët e kualifikimit të Barcelonës, pasi që në ndeshjen e parë bëri ‘magji’, duke shënuar dy gola dhe duke bërë një asistim. /Gazeta Olle