Messi për yllin e Premierligës: Mos u transfero kurrë te Real Madridi!

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi ka këshilluar patriotin e tij Sergio Aguero që të mos shkojë të luajë te rivalët e Real Madrid sezonin tjetër, lajm që konfirmohet sot nga e përditshmja spanjolle “Diario Gol”.

Sipas kësaj gazete, sulmuesi i Barcelonës i ka çuar një mesazh në “WhatsApp” kolegut të tij që luan te Manchester City, për të mos u larguar nga Premier League në fund të këtij sezoni.

ffk reklama

Kohët e fundit është përfolur se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka shënjestruar sulmuesin Aguero si përforcimin e mundshëm për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” sezonin tjetër.

Kjo lëvizje mund të bëhet në rast se Alexis Sanchez largohet nga Arsenal për të luajtur me City.

aguero-1-780x439

Perez i ka kërkuar Guardiola që të lërë të lirë sulmuesin argjentinas në rast se vjen Sanchez, por duket se Messi është gati të ndalë këtë transferim, duke këshilluar Aguero që të mos largohet nga kampionati anglez.

Messi është përpjekur të luajë rolin e shokut të mirë të skuadrës, teksa të dy luajnë me kombëtaren argjentinase, duke i thënë se është më mirë të luajë me City se sa me Real.

Ndoshta Messi kërkon të ketë një rival më pak në konkurrencën për titull në La Liga.

Kjo pasi transferimi i argjentinasit te rivalët e Real Madrid do ta bënte këtë skuadër të frikshme në sulm, me dyshen Ronaldo-Aguero.

Messi