Messi nuk është normal

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi është rikthyer në formën e tij më të mirë duke shkëlqyer në çdo ndeshje të këtij sezoni. Deri tani “Pleshti” ka shënuar 43 gola në të gjitha ndeshjet, 2 më shumë se sezonin i shkuar (41), pavarësisht se kanë mbetur edhe 3 muaj deri në fund të sezonit.

Me dy golat e djeshëm kundër Eibar, 4 herë “Topi i Artë” arriti shifrën e 20 gola vetëm në vitin 2015 ,në 17 ndeshje, pa harruar edhe 12 asiste.

Nëse vazhdon me këto ritme atëherë Messi pritet të fitojë edhe “Topin e Artë” numër 5.