Messi nuk është lënduar, por pushon me Bilbaon

Lionel Messi e la ndeshjen e djeshme në minutën e 45, ndërsa u flit për një lëndim të argjentinasit.

Kontrollet e fundit mjekësore, thonë se Messi nuk është lënduar dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme, transmeton Gazetaolle.com.

Por Barcelona pritet të mos rrezikojë dhe do ta pushojë në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Bilbaos.