Messi me shokë mposhtin Atleticon e Diego Simeones (VIDEO)

Barcelona ka mposhtur sonte Atleticon e Madridit me rezultatin 2-0 në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31 të La Ligas. 

Pjesa e parë kishte raste të shumta dhe momente të ndryshme.

Në minutën e 28′ Diego Costa ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari Manzano.

Spanjolli u revoltua me gjyqtarin dhe sjellja e tij e ashpër duke e ofenduar edhe zyrtarin e ndeshjes bëri që dilte nga fusha.

Në pjesën e dytë Barcelon po mundohej me të gjitha forcat.

Kur kronometri kapte minutën e 85′ Luis Suarez i jep avantazhin Blaugranasve.

Mbas dy minutash Lionel Messi dyfishonte rezultatin, duke i dhënë qetësinë Barçës.

Me këtë fitore Barcelona renditet në vendin e 1 me 73 pikë, ndërsa Atletico në vendin e 2 me 62 pikë. /GazetaOlle/