Messi kurrë nuk i ka shënuar Neuerit

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, asnjëherë nuk i ka shënuar portierit gjerman, Manuel Neuer, me të cilin do të ndeshet sonte në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan sajti zyrtar i La Ligas.

Neuer dhe Messi janë ndeshur 3 herë në përballje zyrtare dhe në të 3 rastet, gjermani e ka mposhtur argjentinasin, madje, duke mos e lejuar që të shënojë ndonjë gol.

Hera e parë kur këta dy lojtarë janë takuar, është çerekfinalja e Botërorit të vitit 2010, ku, Gjermania mposhti 4-0 Argjentinën e Messit me Neuerin në portë, transmeton Koha.net.

3 vite më vonë, Bayern e Barcelona u takuan në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe Bayerni fitoi 4-0 në Allianz Arena. Messi nuk luajti në ndeshjen e kthimit.

Kurse, më e freskët është memoria e Botërorit të fundit, ku në finale Gjermania mposhti Argjentinën 1-0 pas kohës shtesë, me golin e një lojtari tjetër të Bayernit, Mario Gotze.

Të dytë, Neuer e Messi u paraqitën në atë lojë, por argjentinasi sërish dështoi të shënojë në portën e gjermanit.

Mbetet të shihet nëse ky rekord do të thyhet kur këto dy skuadra do të takohen në Camp Nou, në ora 20:45.