Mësoni se çka po bëjnë tifozët e Partizanit të Beogradit për Fadil Vokrrin

Tifozët e Partizanit të Beogradit kanë reaguar pas lajmit për vdekjen e Fadil Vokrrit.

Vdekja e Fadil Vokrrit është bërë lajm i madh edhe nga mediat në Serbi. Kjo për faktin se Vokrri ishte figurë e dashur nga tifozët e ish skuadrës së tij, Partizanit të Beogradit.

Shumë prej tyre gjatë ditës së sotme kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe të lamtumirës për Vokrrin.

“Një prej nesh, Pusho në paqe mjeshtër dhe faleminderit për gjithë kohën që e ke kaluar në familjen bardh e zi”, shkroi një prej tyre në Twitter, përcjell “lajmi.net”.

Edhe shumë tifozë të tjerë të Partizanit janë duke shkruar mesazhi të ngushëllimit pas vdekjes së Vokrrit.

received_10156748842148641