Mësohet se si Napoli ia vodhi Elseid Hysajn nga duart Lazios

Pasi po luan sezonin e tij të dytë të shkëlqyer te Napoli, zbulohet një prapaskenë në lidhje me Elseid Hysajn.

Bëhet fjalë për mundësinë e kalimit të tij te Lazio në kohën kur ishte te Empoli.

Është ish drejtori sportiv i Empolit, Pinto Vales që ka folur për këtë çështje. Italiani u shpreh se Igli Tare e kishte pikasur talentin e mbrojtësit dhe ishte gati për ta marrë te Lazio, por vendimtare ishte fjala e fundit e thënë nga Mauricio Sarri:

“U tregua i zoti Sarri që e mori Hysajn te Napoli. Duhet të kujtoj para se mbrojtësi të vishte fanellën blu, kishte mundësinë të transferohej te Lacio për tre milion euro. Sarri u tregua vërtet i zoti në këtë lëvizje”, ishin fjalët e Pinto Vales.