Mësohet e ardhmja e kapitenit kuqezi

Mërgim Mavraj do të largohet përfundimisht nga skuadra greke, Aris.

Kapiteni kuqezi përfundon aventurën pa kaluar as gjashtë muaj për shkak të problemeve të skuadrës greke me financat, shkruan Gazeta Olle.

Sipas mediave shqiptare, ai pritet të rikthehet në Gjermani, por në Bundesliga 2, edhe pse skuadra nuk është bërë e ditur.

Afati kalimtar është hapur në ligat evropiane dhe Mavraj mund të gjejë shumë shpejt skuadrën e re.

Ai shihet si një futbollist shumë i rëndësishëm në Kombëtaren shqiptare, sidomos pas largimit të Lorik Canës.