Mësohet e ardhmja e Besar Musollit

Nderim Nexhipi, drejtori sportiv i Kukësit, ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, se Besar Musolli do të rikthehet të luajë futboll me skuadrën e Kukësit.

Në këtë foto shihet futbollisti i Kosovës duke u ushtruar në palestër bashkë me Nderim Nexhipin, raporton “Newsport”.

Kujtojmë që Musolli ka pësuar më përpara një dëmtim të rëndë që e ka lënë jashtë fushave për shumë kohë, përcjell Gazeta Olle.

Gjithashtu përflitej dhe për një largim të tij nga Kukësi, por çdo gjë ndryshoi drejtim dhe ai do të jetë pjesë e verilindorëve.