Mesfushori ofanziv i Shqipërisë drejt La Ligas: Kjo skuadër e kërkon

Nga Kroacia drejt Spanjës. Mes ushori me tipare sulmuese i Kombëtares pritet që të bëjë hapin e madh në karrierë.

“Panorama Sport” mëson se Myrto Uzuni është në radarët e skuadrës së Majorkës dhe palët janë pranë arritjes së marrëveshjes për të kompletuar transferimin.

myrto uzunii

Pas ecurisë fantastike në vendin tonë, ai e shfrytëzoi mjaft mirë edhe trampolinën kroate për të kaluar në një nga kampionatet elitare siç është La Liga. Mesi, Suarez, Grizman, apo Hazard, Ramos e Modriç janë disa nga yjet katalanas dhe madrilenë me të cilët futbollisti i Kombëtares shqiptare do të ketë fatin që të përballet në rast se do të realizohet ky transferim për sezonin e ri.

INTERESIMI

Myrto Uzuni ishte një nga futbollistët që spikati në vendin tonë. Në stacionin e fundit, Laçi, ai ia doli që të bindë drejtuesit e skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit që të vihen në lëvizje. Me anë të ishtrajnerit të kurbinasve, Besnik Prenga, u bë i mundur edhe kalimi i Uzunit në Kroaci. Prenga ishte dhe është aktualisht një prej skautëve të ekipit kroat dhe piketoi Uzunin. Në një sezon me ekipin kroat, u aktivizua në 29 takime të vlefshme për elitën e futbollit kroat duke qenë protagonistnë 15 gola të Lokomotivës së Zagrebit.

uzuni

Uzuni shënoi shtatë gola dhe asistoi në tetë të tjerë për shokët e tij. Gjithashtu, shqiptari shënoi edhe një gol në Kupën e Kroacisë me skuadrën e tij gjatë sezonit të fundit. Në periudhën e fazës përgatitore me Lokomotivën, ai ishte një nga futbollistët më aktivë ku nuk munguan edhe golat e realizuar prej tij.

Gazeta ka mësuar se për Uzunin ka një interesim të fortë nga ekipi spanjoll, i cili sezonin e fundit e përfundoi në vend të pestë në Ligën e Dytë spanjolle dhe më tej ia doli që të siguronte ngjitjen në fazën “play-off”. Skuadra spanjolle drejtohet nga Visente Moreno.