Mesfushori i njohur kosovar i bashkohet Ferizajt

Ferizaj më në fund ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të garave.

Skuadra nuk u drejtua nga Bylbyl Sokoli, e ardhmja e të cilit nuk dihet ende, përcjellë Gazeta Olle.

Mirëpo, duket se Sokoli do ta drejtojë përsëri ekipin, pasi që ka nisur të bëjë planin e transferimeve.

Ferizajt në përgatitje iu është bashkuar një prej mesfushorëve të preferuar të Sokolit, Taulant Dajaku.

Njëri prej mesfushorëve më të mirë në vend u nda nga skuadra e tij Drenica dhe pritet të zyrtarizohet nga Ferizaj gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, faqja zyrtare e klubit bardheklatër e ka vënë në dyshim të ardhmen e Sokolit.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ferizaj ka shkruar që për trajnerin do të vendoset së shpejti.

Megjithatë, sipas të gjitha gjasave “Profa” do të mbetet në krye të “Ujqërve”. /Gazeta Olle/