Mesazhi i trajnerit të Lirisë pas fitores ndaj Flamurtarit

Trajneri i Lirisë, Gëzim Hasi, e vlerëson shumë të rëndësishme fitoren ndaj Flamurtarit sot.

Prizrenasit mundën prishtinasit 1:0 me golin e Fatih Karahodës, përcjellë Gazeta Olle.

Hasi premtoi që skuadra do të vazhdojë me lojëra të tilla.

“Një fitore e rëndësishme ndaj një ekipi të papërshtatshëm si Flamurtari. Brenda pak minutave i patëm katër raste. Besoj e merituam fitoren”, deklaroi Hasi për Supersport.

“Fitorja ndaj Dritës na ktheu besimin dhe besoj që do të vazhdojmë me paraqitje të tilla deri në fund”, vazhdoi ai.

Me këtë fitore, Liria grumbullon 16 pikë. /Gazeta Olle/