Mesazhi i tifozit juventin për Lorik Canën

Gjatë ndeshjes ndërmjet Juventusit e Lazios, të zhvilluar sonte në Juventus Stadium, ka luajtur për 90 minuta mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Pikërisht për këtë shkak, një tifoz i Juventusit ka pasur një pankartë dedikuar atij.

“Cana, je heroi ynë! Por… Juve është dashuria jonë! Nga Visari dhe Vetoni”, shkruan në pankartë, ku shprehet respekt për Canën por edhe dashuri për skuadrën italiane, transmeton Koha.net.

Cana është kapiteni i Kombëtares dhe gëzon respekt të madh tek tifozët shqiptarë, kurse edhe skuadra e Juventusit ka tifozë të shumtë ndër shqiptarët.