Mesazhi i “Plisave” për Slloveninë

Tifo-grupi prishtinas, “Plisat”, e kanë postuar një video në faqen e tyre në Facebook, duke e kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt, i cili është kapur nga organet shtetërore të Sllovenisë.

Me dy flakadanë në buzë të hymjes së Kompanisë Ipko, ata kanë kërcënuar duke shkruar se nëse Haradinaj nuk lirohet, do t’i kallin të gjitha produktet sllovene në Kosovë, shkruan GazetaOlle.com.

“Ose lironi Ramush Haradinajn ose çka ka të Sllovenisë kemi me i kallë”, shkruan “Plisat” në tekstin që ia bashkangjitën videos së aksionit të sotëm.