Merrni mësim, kështu ndalet Messi (VIDEO)

Jemi mësuar ta shohim Lionel Messin duke i kaluar me lehtësi lojtarët kundërshtarë, mirëpo në një moment të përballjes kundër Sevillas ndodhi diçka e papritur.

Në sfidën që përfundoi me rezultat 2-2, Grzegorz Krychoëiak bëri një nga ndërhyrjet më të mira në karrierë.

Derisa Leo Messi po shkonte drejt zonës së andaluzianëve, mesfushori polak e arriti nga prapa dhe ndërhyri në mënyrë të përsosur duke ia rrëmbyer topin dhe duke e përplasur në tokë argjentinasin.

https://www.youtube.com/watch?v=zytCKjwYCsw