Merret vendim final: Futbolli në Shqipëri do të rinis me këtë datë

Ka rënë poshtë varjanti për rifillimin e kampionatit me 31 maj.

Menjëherë pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të 10 klubeve të Superiores me FSHF-në, është vendosur që kampionati të rinisë në 3 qershor.

Mësohet se duke parë kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe argumenteve jo bindëse për të mos e filluar kampionatin, FSHF, ka qenë e detyruar për të bërë gjithçka për ta rinisur.

Shumica e klubeve të Superiores, nuk donin që kampionati të vazhdonte, duke parë edhe kushtet e pafavorshme, por në fund është rënë dakord që gara të vazhdojë. “Panorama” njofton se në rast se nuk të zhvillohej kampionati, atëherë UEFA mund të skualifikonte për këtë sezon, ekipet shqiptare nga pjesmarrja në Kupat e Europës.

Nëse do të ndodhte kjo atëherë do të kishte një kolaps të vërtëtë financiar.