Mërgim Vojvoda bëhet me klub të ri

Standard Liege i Belgjikës sipas mediumeve belge, të enjten ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me futbollistin e krahut të djathtë të Mouscronit, Mërgim Vojvodën.

Futbollisti i krahut të Kosovës bëhet futbollisti i dytë që transferohet te Standardi nga Mouscroni, pas mesfushorit Selim Amallah, raporton “Sporti në KTV”.

24-vjeçari Vojvoda pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollist i Standard Lieges, pasi të gjitha testet mjekësore kanë përfunduar me sukses të enjten.

Sivjet, Vojvoda me Mouscronin ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat me një gol të shënuar e një asistim.

Klubit Mouscron, Vojvoda iu bashkua në vitin 2016.