Mërgim Pefqelit i skadon kontrata me Prishtinën

Mërgim Pefqeli do t’i zhvillojë vetëm ndeshjet e Evropës dhe pastaj është i lirë të largohet nga Prishtina.

Mesfushori i njohur ka kaluar dy vite me Prishtinën dhe duket gati për një eksperiencë të re.

Ende nuk dihet se a do të vazhdojë me klubin, apo do të largohet për te një skuadër tjetër, shkruan GazetaOlle.com.

Rezultate imazhesh për pefqeli

Shumë klube mund të jenë të interesuar për të pasi ka kualitetet e nevojshme ta ndihmoj çdo skuadër.

Më parë ai ka luajtur për klube si Hajvalia, Trepça ’89 e Trepça. /Gazeta Olle/