Mërgim Pefqeli prezantohet te Llapi

Ashtu siç kishte paralajmëruar Gazeta Olle javë më parë, Mërgim Pefqeli është zyrtarizuar si futbollist i Llapit.

Ai u prezantua sot me fanellën bardhekaltër të llapjanëve.

“Mergim Pefqeli është edhe zyrtarisht futbollist i Llapit. Pefqeli që sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës sot ka kryer prezantimin e tij me fanellën e Llapit që do ta veshë në stinorin e ri. Kontrata e nënshkruar me Mergim Pefqelin është 1 vjeçare

Mergim Pefqeli, 25 vjeç, i lindur më 25.11.1993 në Prishtinë është mesfushor që luan në të gjithë krahët dhe pozicionet.

Pefqeli përveç instiktit që ka për gol, ai njihet edhe për mençurinë dhe qetësinë para portës ku ka arritur të realizoj disa gola vendimtar për skuadrat e tij të mëparshme.

Ka luajtur për Ramiz Sadikun, Fushë Kosovën, Trepçën, Hajvalinë, Trepçën ’89 dhe së fundmi për Prishtinën”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/