Mërgim Mavraj prezantohet të premten tek skuadra e re

Mavraj do t’i bashkohet Migjen Bashës te Aris, teksa mediat greke zbulojnë ditën e sotme se mbrojtësi shqiptar do të prezantohet ditën e premte te klubi i ri.
32-vjeçari ndodhet në Frankurt për disa punë persona, teksa të premten në orën 14:30 do të mbërrijë në Selanik për tu prezantuar, shkruan Panorama Sport.
Ndërkohë mediat greke raportojnë se mbrojtësi shqiptar do të prezantohet në panairin e madh ndërkombëtar që është duke u mbajtur në qytetin e Selanikut. Një turmë e madhe njerëzish do të presin Mavrajn për t’i marrë autografe.