Mërgim Bajrami nis të lëshojë ‘rrënjë’ në futbollin zviceran (FOTO)

Futbollistët shqiptar në Evropë tashmë kanë krijuar identitet. Shumë lojtarë nga trevat shqiptare, janë ndër futbollistët më të respektuar në ligat më të forta në Evropë.

Talenti i radhës i cili ka nisur të lëshojë ‘rrënjë’ në Evropë, është edhe mesfushori Mërgim Bajrami. Ai është 15-vjeçar dhe aktivizohet me skuadrën e njohur zvicerane, Grasshopper.

Talenti i futbollistit nga Opoja e Kosovës, ka rënë edhe në sy të Kombëtares së Zvicrës U-16 dhe tashmë ai është bërë pjesë e saj. “Jam në hapat e para të karrierës sime dhe pretendoj që të punojë sa më shumë që të zhvillohem sa më shumë si futbollist”, ka thënë Mërgim Bajrami për Gazetaolle.com.

Në pyetjen se a mendon që në të ardhmen të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës apo Kombëtaren e Shqipërisë, Mërgimi nuk deshi të përgjigjej.

Menaxher i tij është Shkumbin Qormemeti, shqiptar nga Maqedonia, i cili njihet si menaxher shumë i fuqishëm.

Mësohet se për Mërgimin ka interes nga disa skuadra gjermane e angleze, por dëshira e tij është që edhe një kohë të mbetet në Zvicër.

1 2 3 4

 

Loading...