Mendoni që duheshin? Messi sapo ia ka bërë tradhtinë e vitit Enriques (FOTO)

Luis Enrique është larguar nga drejtimi i Barcelonës për shkak të Lionel Messit. Mund të duket e çuditshme, por lajmet e fundit e konfirmojnë indirekt një gjë të tillë.

Më 30 qershor, ylli i katalansve do të lidhë kurorë me Antonella Rocuzzo, në Argjentinë, në Rosario, vendlindja e të dyve.

Por lajmi qëndron te lista e të ftuarve.

Jashtë saj qëndron ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, dhe asnjë pjestar i stafit teknik.

Enrique

Ndoshta një veprim i tillë i jep shpjegim largimit të 47-vjeçarit, se ka pasur mosmarrëveshje mes të dyve.

Një argument i tillë ka qarkulluar shpesh, por kurrë nuk ka pasur një deklaratë për të shuar këto dyshime, si nga ana e Enriques, edhe e Messit.

Ndërkohë, zyrtarisht të ftuar janë shokët e skuadrës, mjekët, masazhatorët dhe fizioterapistët. Gjithashtu, nuk kanë marrë ftesë as drejtuesit e klubit blaugrana.

Një vendim i çuditshëm ky i 29-vjeçarit, të cilit askush, përveç tij, nuk mund t’i japë dot një shpjegim. Zyrtarisht numri i atyre që do të marrin pjesë në dasëm është 700.

enrique messi