Mendoi që e kishte mikrofonin e fikur, komentatori i njohur italian fyen futbollistët e Interit pas humbjes me Frankfurtin

Eliminimi i Interit nga Liga e Europës, ka “tërbuar” ish-kapitenin zikaltër Zhuzeper Bergomi.

Ky i fundi ishte në komentin e ndeshjes së sotme për Sky Sport.

Në përfundim të sfidës, kujtoi se kamerat dhe mikrofoni ishin fikur, por papritur dëgjohet duke sharë “live”.

“Che palle, che palle ragazzi”, që në gjuhën shqipe është ofendim banal.

Videoja e legjendës së Interit është shpërndarë me shpjetëse në rrjetet sociale, duke bërë xhiron e internetit.