Memushaj ndryshon skuadër në fund të afatit kalimtar

Mesfushori shqiptar i Beneventos, Ledian Memushaj, pritet të ndryshojë skuadër gjatë orëve në vijim.

Memushaj është objektivi kryesor i skuadrës së Salernitanës, së bashku më futbollistin e Pescares, Andrea Cocco.

Image result for memushaj benevento

Salernitana kërkon me cdo kusht që të arrijë play-offin e Serie B, në mënyrë që të provojë të hyjë përmës garave shtesë në Serie A.

Andaj Memushaj shihet si lojtari i duhur për këtë skuadër në rrugën drejt elitës së futbollit italian.

Salernitana pas 23 ndeshjeve ka tubuar 30 pikë dhe ndodhet në vendin e 13, vetëm 2 pikë  më pak se Venezia e vendit të tetë, vend që dërgon në play-off. /Gazeta Olle/

Image result for andrea cocco pescara