Memushaj mendon rikthimin në Serinë A

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, është një nga futbollistët më të rëndësishëm për Pescarën.

Vlonjati këtë sezon është aktivizuar me vazhdimësi dhe shpeshherë ka qenë vendimtar në rezultatet e skuadrës, pasi këtë sezon ka koleksionuar një numër të madh asistesh.

Megjithatë para pak ditësh, mesfushori ishte protagonist i një supergoli në fitoren e Pescarës ndaj Palermos.

Skuadra e 32-vjeçarit po lufton për të siguruar një nga 8 pozicionet e para të renditjes, për të provuar më pas rikthimin në Serinë A.

Mbi këtë temë Memushaj ka folur për ‘Il Messagero’, teksa shprehet se ekipi do të bëjë maksimumin për të siguruar zonën e playoff.

“Duhet të vazhdojmë të mbajmë vëmendjen lart, pasi kanë mbetur ende shumë ndeshje dhe duhet të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundur për të arritur në fund në një renditje të mirë. Statistikat tregojnë se sa më mirë të renditesh aq më shumë ndikon më pas në ndeshjet playoff. Në këtë mënyrë, fitorja në ndeshjen e radhës ndaj Perugias, do të na siguronte edhe më shumë një nga 8 vendet e para”, tha Memushaj.