Memushaj: De Biasi si Capello

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj ka bërë një krahasim interesant të trajnerëve.

Ai ka krahasuar teknikun e kuqezinjve, Giani De Biasin me trajnerin e njohur italian Fabio Capello.

“Është një kënaqësi e madhe për ne që do të jemi pjesë e kampionatit evropian. Populli shqiptarë është i lumtur dhe krenar me ne”.

“Forca kryesore e Kombëtares është grupi. Ne nuk kemi yje të mëdha por kemi lojtarë punëtorë si Hysaj, Cana e Berisha”.

“Trajneri ynë De Biasi na ka organizuar mirë taktikisht dhe ka vendosur rregulla. Ai është si Fabio Capello. Futbolli ynë ka pësuar rritje me të”, tha Memushaj për të përditshmen italian ‘Il Tempo’. /Telegrafi/