Mëkat: Kjo super-tifozëri që kishte mrekulluar Superligën para 7 vjetësh, sot është në Ligën e Dytë!

Ishin pjesë e Superligës në edicionin 2011/12 dhe i treguan Kosovës që janë qytezë me shumë dashuri për futbollin.

Bëhet fjalë për Kaçanikun dhe klubin kuqezi, Lepenci, përcjellë Gazeta Olle.

Skuadra simpatike tubonte një numër të madh tifozësh në çdo ndeshje në shtëpi.

Të inkuadruar në Superligë pas barazhit të Ligës së Parë ndaj Ballkanit, Lepenci ra në Ligën e Parë pas një viti, në të njëjtën mënyrë.

Kuqezinjtë kishin pësuar disfatë nga Hajvalia në Mitrovicë.

Në të dy ndeshjet në “Adem Jashari”, Fikshat kishin udhëtuar në numër masovik, duke regjistruar dy udhëtimet më të mëdha në histori të këtij tifo-grupi.

Prej asaj kohe, Lepenci ka dështuar të formojë një skuadër kompetitive, madje duke rënë edhe në Ligën e Dytë, ku është edhe sot.

Lepenci është në pozitën e katërt në Ligën e Dytë, Grupi B.

Më poshtë disa foto të tifo-grupit Fikshat, që padyshim ishte befasia më e bukur e atij edicioni të elitës së futbollit kosovar. /Gazeta Olle/