Meha: Por pres lajmërimin e FIFA-s për të luajtur, dhe ai do të vije nesër

Alban Meha e konsideron ndeshjen me Finlandën shumë të rëndësishme për Kosovën.

Mesfushori ka folur shkurt për mediet nga stadiumi Turku, ku Përfaqësuesja e Kosovës po kryente stërvitjen e fundit para ndeshjes me Finlandën.

“Është një lojë shumë e rëndësishme, pas ndeshjes e shohim se ku jemi, nuk dihet çfarë do të ndodh”, deklaroi Meha, përcjell Lajmi.

“Por pres lajmërimin e FIFA-s për të luajtur, dhe ai do të vije nesër”, shtoi ai.

Meha në fund u është përgjigjur edhe atyre që bën shumë fjalë për kalimin e tij nga Shqipëria te Kosova.

“Nuk më intereson çfarë thonë, unë kam zgjedh Kosovën për të luajtur”, shtoi mesfushori që luan në kampionatin turk.