Mediat suedeze pyesin shqiptarin për kurdisje

Mediat suedeze kanë intervistuar mesfushorin e Partizanit të Tiranës, Bunjamin Shabani, për akuzat e kurdisjes së ndeshjes me Laçin, në kuadër të Kupës.

Ish-lojtari i Gjilanit që vjen nga Maqedonia, ka deklaruar se ata synimet i kanë në kampionat dhe jo në Kupë. Partizani kishte fituar 2:0 ndeshjen e parë, ndërsa të dytën e humbi 3:0.

“Fokusi ynë është të fitojmë titullin e kampioni, ku kemi shance të mira. Në ndeshjen e fundit të Kupës, iu dhamë mundësinë të rinjëve të tregojnë veten dhe të fitojnë një vend në 11-she”, tha Shabani, në intervistën për svenskafans.com.

Ai tha se kampionati shqiptar qëndron mirë financiarisht, transmeton gazetaolle.com.

I pyetur se cilën Kombëtare do të zgjedh, Maqedoninë, Shqipërinë apo Kosovën, ai theksoi: “Ende nuk kam menduar për këtë. Do të bisedojë me familjen fillimisht, por përparësi ka Kombëarja shqiptare”. (Gazeta Olle)