Mediat spanjolle: E kërkon Barcelona

Drejtuesit e Barcelonës kanë zbuluar se janë në kërkim të një mbrojtësi të ri për ta përforcuar skuadrën e Luis Enriques për sezonin e ardhshëm.

Fjala është për futbollistin e Borussia Monchengladbach, Andreas Christensen, raporton ‘Mundo Deportivo’.

Por, ekipi nga ‘Camp Nou’ mund të has në vështirësi që ta transferoj këtë lojtar, pasi Christensen është në pronësi të Chelseas.