Mediat shqiptare: Krahas Kelmendit, edhe ky lojtar u transferua tek Trepça ’89

Trepça ’89 do të ketë në gjirin e saj edhe dy futbollistë të Skënderbeut. Skuadra e drejtuar tashmë nga trajneri peqinas Gugash Magani, i ka gjetur përforcimet te kryesuesit e Superiores. Drejtuesit e dy skuadrave kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre.

Shend Kelmendi dhe Egzon Korenica do të luajnë në kampionatin kosovar me Trepçën ’89 në vazhdim. Lajmi bëhet i ditur nga burime të “Vipsport.al” pranë klubit kosovar dhe mbetet vetëm zyrtarizimi, pasi marrëveshja është arritur.

Kelmendi erdhi në verë te Skënderbeu, por nuk ka pasur hapësira dhe për të luajtur rregullisht është menduar që ai të huazohet në Kosovë. Kurse Egzon Korenica, i cili u testua nga korçarët në Antalia, ka shkuar tashmë te Trepça ’89. Nuk ka ende të dhëna për këtë lojtar, përveç faktit se është i ri në moshë dhe vjen nga Suedia. Duket se korçarët kanë nënshkuar edhe me këtë lojtar dhe menjëherë e kanë huazuar.

shendikelmendi